LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Inzaghi rinovon me Interin

Zyrtare: Inzaghi rinovon me Interin

Interi ka konfirmuar vazhdimin e kontratës së Simone Inzaghit deri në qershor 2025.

Nerazzurrët lëshuan një deklaratë zyrtare të martën në mëngjes.


“FC Internazionale Milano është i kënaqur të njoftojë se Simone Inzaghi ka nënshkruar një kontratë të re me klubin për të qëndruar si trajner deri në vitin 2025”, thanë gjigantët e Serie A.

Interi publikon listën për në Ligën e Kampionëve - nuk mungojnë befasitë
Lexo po ashtu Interi publikon listën për në Ligën e Kampionëve - nuk mungojnë befasitë

Taktikani italian u emërua në vitin 2021 duke zëvendësuar Antonio Conten.

Ai ka fituar katër tituj gjatë qëndrimit të tij dyvjeçar në Stadio Meazza, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë. Kontrata e tij ishte caktuar të skadonte në qershor 2024, por Interi tani ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij edhe për një sezon, deri në fund të sezonit 2024-25.

Inzaghi ka fituar 72 nga 112 ndeshjet e tij në krye të Nerazzurrëve, duke parë ekipin e tij të shënojë 215 gola dhe të pranojë 100.

Inzaghi: Është vetëm fillimi, por këto shenja janë të shkëlqyera
Lexo po ashtu Inzaghi: Është vetëm fillimi, por këto shenja janë të shkëlqyera

Ai udhëhoqi Nerazzurrët në finalen e tyre të parë të Ligës së Kampionëve në 13 vjet sezonin e kaluar, por humbi nga Manchester City i Pep Guardiolës në Stamboll.

Interi ka fituar tre ndeshjet e para të Serisë A këtë sezon dhe është klubi i vetëm në ligë pa asnjë gol të pësuar deri më tani në 2023-24. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori