LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Interi konfirmon largimin e dy futbollistëve në fund të sezonit

Zyrtare: Interi konfirmon largimin e dy futbollistëve në fund të sezonit

Rodrgio Palacio dhe Pablo Carrizo do të largohet nga Interi me përfundim të sezonit.

Ndeshja e të dielës në mes të Interit dhe Udineses do të jetë shansi i fundit për dy futbollistët, Palacio dhe Carrizo, që të luajnë ndeshjen e fundit me fanellën zikaltër dhe të përshëndeten me publikun e Giuseppe Meazzas.


Zyrtare: Ranocchia kthehet te Interi
Lexo po ashtu Zyrtare: Ranocchia kthehet te Interi

Palacio ka kaluar pesë vite me Nerazzurrët që nga bashkimi i tij në verën e vitit 2012 nga Genoa. Sulmuesi argjentinas ka shënuar 58 gola në të gjithë garat me Interit në 166 ndeshje të luajtura.

Numri 8 i Interit ishte njëri nga të preferuarit e tifozëve pasi në çdo ndeshje e ka dhënë maksimumin dhe është treguar profesionist i vërtetë duke e nderuar gjithmonë fanellën, teksa do të mbahet mend me golin e shënuar me thembër në derbi ndaj Milanit në 2013.

Interi ofron 70 milionë për dyshen, Roma i refuzon
Lexo po ashtu Interi ofron 70 milionë për dyshen, Roma i refuzon

I ardhur vetëm disa muaj pas Palacios, Carrizo ka luajtur një rol të rëndësishëm në motivimin e futbollistëve, teksa ka qenë gjithmonë i gatshëm për të zëvendësuar portierin titullar, Samir Handanovic.

Dyshja argjentinase e Interit

Në total, portieri argjentinas ka zhvilluar 26 paraqitje për Interin dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhveshtoret e klubit.

Në komunikatën e klubit zikaltër të lëshuar thuhet se Interi i dëshiron gjitha të mirat në ta ardhmen për Palacion dhe Carrizon dhe se janë të mirëseardhur çdo herë për tu kthyer në klub. /Telegrafi/