Ashtu siç ka njoftuar dje Telegrafi, Ballkani ka zyrtarizuar si trajneri të ri Gani Sejdiun.

Suharekasit gjatë ditës së djeshme shkarkoi strategun Sami Sermaxhajn dhe nuk kaluan as 24 orë, prezantuan trajnerin e ri.

Sejdiu do të udhëheq ekipin në vazhdim të kampionatit të IPKO Superligën e Kosovës, njofton klubi therandas.

“Trajneri i mirënjohur Gani Sejdiu do të jetë trajner i FC Ballkani në vazhdim. Bordi drejtues i skuadrës pas diskutimit të brendshëm, ka vendosur që Gani Sejdiu të emërohet shef i shtabit teknik. Sejdiu ka një CV të pasur, duke u shpallur dy herë kampion i Kosovës me Trepçën dhe Feronikelin. Na priftë e mbara”, njoftoi klubi.

Sermaxhaj thotë se u shkarkua nga Ballkani dhe zbulon se Gani Sejdiu do ta marrë drejtimin e klubit: Nuk u pajtova për masat disiplinore ndaj lojtarëve Sermaxhaj thotë se u shkarkua nga Ballkani dhe zbulon se Gani Sejdiu do ta marrë drejtimin e klubit: Nuk u pajtova për masat disiplinore ndaj lojtarëve

Theksojmë se debutimi me skuadrën e re trajneri do ta bëjë në ndeshjen kundër Lirisë në Prizren.

Ndryshe, Ballkani zë pozitën e tetë të renditjes tabelore me 32 pikë, po aq sa ka edhe Flamurtari i vendit të nëntë. /Telegrafi/