LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Florenzi shuan spekulimet, rinovon me Romën

Zyrtare: Florenzi shuan spekulimet, rinovon me Romën
(Getty Images)

Roma ka blinduar zëvendës kapitenin e tyre Alessandro Florenzin.

Skuadra nga kryeqyteti italian do ta ketë në radhët e veta edhe për pesë vite Florenzin.


Pas shumë diskutimeve, më në fund është arritur marrëveshja mes klubit dhe agjentëve të lojtarit.

Florenzi ka vazhduar kontratën me Romën deri në verën e vitit 2023, ku do të fitojë pagë vjetore prej tre milionë eurove.

“Jam shumë i lumtur që kemi arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së Florenzit”.

“Florenzi për ne nuk është vetëm një futbollist i rëndësishëm, por një flamur i klubit, një kapiten i së ardhmes”, tha drejtori sportiv i Romës, Monchi.

Interesim për Florenzin kishin shprehur disa skuadra si Inter, Chelsea dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/