LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: FalleN nënshkruan me ekipin e CS:GO – FURIA

Zyrtare: FalleN nënshkruan me ekipin e CS:GO – FURIA
(Foto: HLTV)

FURIA ka njoftuar nënshkrimin e liderit veteran, Gabriel “⁠FalleN⁠” Toledo përpara sezonit të vjeshtës.

Pas një muaj bisedime, FalleN më në fund është bërë pjesë e ekipit brazilian FURIA.


FalleN u nda zyrtarisht me ekipin Imperial të dielën pas afro një viti e gjysmë me organizatën.

Braziliani fillimisht iu bashkua ekipit në shkurt 2022 si pjesë e projektit “Last Dance” së bashku me Lincoln “⁠fnx⁠” Lau dhe Fernando “⁠fer⁠” Alvarenga

FalleN pati një vlerësim 1.09 gjatë kohës së tij tek Imperial, dhe do ta marr rolin e snajperistit tek ekipi FURIA në vend të Rafael “⁠saffee⁠” Costa.

Veterani gjithashtu do të jetë në rolin e kapitenit tek ekipi brazilian, ku priten rezultate pozitive, pasi FalleN ka një përvojë të madhe që nga koha e Counter-Strike 1.6.

FURIA janë planifikuar të debutojnë me listën e tyre të re në IEM Cologne2023, ku do të luajnë në fazën Play-In nga data 26 korrik.

Ky është formacioni i ekipit FURIA për momentin:

Andrei “⁠arT⁠” Piovezan

Yuri “⁠yuurih” Santos

Kaike “⁠KSCERATO⁠” Cerato

Gabriel “⁠FalleN⁠” Toledo

/Telegrafi/