LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Drita transferon Darko Tofiloskin

Zyrtare: Drita transferon Darko Tofiloskin

Drita e ka transferuar edhe zyrtarisht portierin Darko Tofiloski. Skuadra nga qyteti i Gjilanit e ka transferuar portierin maqedonas që ka një eksperiencë të madhe në futboll.

Tofiloski ka bërë një paraqitje me kombëtaren e Maqedonisë, derisa për grupmoshat U-21 kishte 14 sosh.


Përveç karrierës në futbollin maqedonas, portieri veteran ka luajtur edhe në Sllovaki dhe Zvicër.

Portieri 33-vjeçar që është i gjatë 1.94 centimetra, ka luajtur së fundmi herë te Pobeda Prilep, por kontrata e tij skadoi në janar të vitit 2018.

Vlera aktuale e tij në tregun e transferimeve është 100 mijë euro, mirëpo Drita e ka transferuar me parametra zero. /Telegrafi/