LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Diar Halili bashkohet me Prishtinën

Zyrtare: Diar Halili bashkohet me Prishtinën

Qendërmbrojtësi Diar Halili, është futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën.

Shtatlarti (1.93) së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së madhe portugeze FC Porto (grupmoshat e reja) ku ka luajtur për një vit.


Ai ka përvojë në elitën e futbollit kosovar pasi që më parë është aktivizuar me Besën e Pejës (edicioni 2021/22). Karrierën si futbollist në moshë të re e ka filluar te skuadra prishtinase 2 Korriku, ku është zhvilluar si futbollist.

19-vjeçari, i cili më parë ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U15, U17 dhe U19, është shprehur i lumtur që i është bashkuar ekipit tonë teksa ka folur për faqen zyrtare të klubit.

“Jam shumë krenar dhe i motivuar të luaj për klubin më të madh në Kosovë. Për mua është e rëndësishme që të luftoj maksimalisht në çdo minutë për t’i mbrojtur ngjyrat e klubit të qytetit.

““Plisat” janë tifozët më të mirë në Kosovë dhe premtoj se do ta mbroj me nder fanellën e Prishtinës”, ka thënë ai në faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/