LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: David Silva rinovon kontratën me Man Cityn (Foto)

Zyrtare: David Silva rinovon kontratën me Man Cityn (Foto)

Mesfushori spanjoll, David Silva ka vazhduar kontratën e tij me Manchester City, e cila do ta lidh deri në verën e vitit 2020.  

Ylli spanjoll kishte kontratë me klubin nga Etihad vetëm deri në qershor të vitit 2019, por vendosi ta vazhdoj atë.


Pas bisedimeve me drejtuesit e klubit, Silva ra në ujdi ta vazhdojë qëndrimin e tij te City edhe për një vit, pra deri më 2020.

Asistuesit më të mirë të Ligës Premier deri më tani, Shaqiri i katërti (Foto)
Lexo po ashtu Asistuesit më të mirë të Ligës Premier deri më tani, Shaqiri i katërti (Foto)

Rinovimi i kontratës nga Silva erdhi si dhuratë për veten dhe klubin, pasi atëherë spanjolli do të festonte 10 vjetorin e tij si “Qytetar”.

Pas rinovimit të kontratës është vet klubi anglez që ka njoftuar mes faqeve të tyre zyrtare në internet dhe rrjetet sociale.

Silva duke nënshkruar kontratën e re

“David Silva ka vazhduar edhe për një vit kontratën e tij me Man Cityn. Marrëveshja e re do ta mbaj atë në Etihad Stadium deri më 2020, atëherë kur i mbush 10 vjet në klub”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Silva me fanellën e tij pas rinovimit!

“Jam shumë i lumtur që e kam lidhur të ardhmen time me City-n. Jam krenar për arritjet e mia me këtë skuadër”.

“Besoj se jemi në një pozicion shumë të mirë për të fituar trofe të tjerë me Pep Guaridolën”, ka thënë Silva pas rinovimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori