Pas një pushimi pothuajse një vit, Besnik Hasi është bërë me ekip të ri.

Së fundmi trajneri shqiptar ishte pjesë e Olympiakosin në Greqi, ndërsa tani punën e tij do ta bëjë në Arabinë Saudite.

Gjithçka është e kryer me klubin Al Raed që e ka zyrtarizuar trajnerin .

Kontrata e gjakovarit është për një sezon e klubin araba, ku pritet të ketë një eksperiencë të re.

Hasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Anderlechtit ku ka dalë kampion në Belgjikë.

Ai për një periudhë e drejtoi edhe Legian e Varshavës në Poloni.

Hasi ka pasur ofertë nga Kombëtarja shqiptare për ta marr drejtimin e saj, por që nuk ishte ndjerë i gatshëm.

Kalimi në Arabinë Saudite ka përfitime të mëdha financiare. Emër i njohur tashmë që ka bërë karrierë në këtë vend është kroati, Zlatko Daliç, që e zuri vendin e dytë në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/