LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Besiktas siguron shërbimet e Ryan Babelit

Zyrtare: Besiktas siguron shërbimet e Ryan Babelit

Besiktas ka bërë transferin e parë për afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi anësor holandez, Ryan Babel ka nënshkruar kontratë të vlefshme për dy vjet e gjysmë me kampionin aktual turk.


Ish-futbollisti i Liverpoolit gjatë kësaj periudhe do të arkëtojë 5.4 milionë plus nga katër mijë euro për çdo pikë të fituar të Besiktasit në kampionatin turk.

Kjo është hera e dytë që po kthehet në ligën elitare turke pasi që në vitin 2015 ka luajtur për Kasimpasan ndërsa gjashtë muajt e fundit veshi fanellën e Deportivo la Corunas. /Telegrafi/