LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Armando Broja zgjatë kontratën me Chelsean deri në vitin 2028

Zyrtare: Armando Broja zgjatë kontratën me Chelsean deri në vitin 2028

Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka vazhduar kontratën me Chelsean deri në vitin 2028.

Broja do të mbushë 21 vjeç në fund të këtij muaji, ndërsa u shpreh i lumtur pas nënshkrimit të kontratës së tij gjashtëvjeçare.


“Më mungojnë fjalët vetëm duke menduar për këtë. Është klubi që kam ëndërruar të luaj gjatë gjithë jetës sime, klubi që unë mbështes dhe klubi që dua”.

“Unë kam qenë këtu që kur kam qenë fëmijë, kështu që është një ndjenjë e pa përshkuar për mua dhe familjen time”.

“Të mund të vesh fanellën blu me ekipin e parë është një ëndërr e bërë realitet. Është e mahnitshme çdo minutë që luaj në fushë, sepse ky është një nga klubet më të mëdha në botë”.

“Gjithmonë ka konkurrencë dhe të gjithë duan të luajnë, kështu që unë jam i lumtur që kam mundësinë të jem pjesë e saj. Shpresoj që të luaj shumë ndeshje dhe të jem pjesë e suksesit të ekipit”, ka deklaruar Broja për ueb faqen e klubit.

Broja ka bërë tashmë tre paraqitje për skuadrën e Thomas Tuchel këtë sezon. Ai shënoi 9 herë në 38 paraqitje për skuadrën e Southamphton sezonin e shkuar.

Presidenti i klubit Todd Boehly, po ashtu është shfaqur i lumtur që Broja e ka vazhduar kontratën, duke e cilësuar si pjesë e planeve të klubit.

“Ne jemi të kënaqur që Armando është përkushtuar ndaj Chelseat. Ai është një sulmues i ri dhe emocionues dhe një pjesë e madhe e planeve tona për të ecur përpara”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori