FC Stade Lausanne Ouchy ka konfirmuar se ka huazuar deri në fund të sezonit Alban Ajdinin nga Servette.

Lojtari 21-vjeçar ka kompletuar testet mjekësore, duke u prezantuar më pas në fanellën e Laussannes.

Në vitin 2017, si 17-vjeçar, anësori shqiptar ka debutuar në ligën e dytë te Gjeneva, në të cilën shënoi 11 gola në 47 paraqitje.

Në vitin 2020, Ajdini ka debutuar si profesionist te Servette, duke bërë pesë paraqitje.

Lojtari është po ashtu pjesë e Përfaqësueses së Kosovës ku ka zhvilluar dy paraqitje zyrtare për grupmoshat U21

Alban Ajdini do të jetë i huazuar te FC Stade Lausanne Ouchy deri në fund të këtij sezoni nga Servette. /Telegrafi/