LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Agim Zeka nënshkruan me Prishtinën 

Zyrtare: Agim Zeka nënshkruan me Prishtinën 

Mesfushori-sulmues, Agim Zeka, rikthehet aty ku e nisi karrierën si futbollist, te FC Prishtina.

Zeka ka nënshkruar kontratë për 18 muaj me klubin nga kryeqyteti kosovar pas gjashtë muajve të kaluar te FC Drita.


Prishtinasi është zhvilluar si futbollist te skuadra “bardhekaltër” duke luajtur për kategoritë e reja.

Zeka gjatë këtyre viteve ka luajtur edhe në Lille (Francë), Varzim, Leixoes (Portugali), Fortuna Sittard (Holandë), Mouscron (Belgjikë) dhe Austria Vienna (Austri) para se të transferohet te Drita.

23-vjeçari këmbëshpejt me teknikë të zhvilluar e ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të klubit FC Prishtina, teksa flet edhe për përgatitjet që po kryen skuadra në Antalia.

“Prishtina është klubi i zemrës dhe jam rikthyer me shumë dëshirë. Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe është nder për mua të paraqitem për ekipin në këtë vit kur edhe festohet 100 vjetori i themelimit të klubit”.

“Tash e disa ditë kam nisur përgatitjet me ekipin, tashmë jemi në Antalya dhe çdo gjë po shkon shumë mirë. Jemi duke punuar për të qenë të përgatitur maksimalisht për stinorin pranveror”.

“Premtoj edhe atomin e fundit kur të më jepet mundësia për të mirën e skuadrës, Prishtina gjithmonë synon vetëm majat”, ka thënë Zeka për faqen e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori