LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Presidentes: Ende s’kemi pranuar vendimin e Kushtetueses për rastin e zgjedhjes së kryeprokurorit

Zyra e Presidentes: Ende s’kemi pranuar vendimin e Kushtetueses për rastin e zgjedhjes së kryeprokurorit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka shpallur të papranueshme kërkesat e dy kundër kandidatëve të Blerim Isufajt, kryeprokuror i zgjedhur, me arsyetimin se ata nuk i kanë shteruar mjetet juridike siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi.

Reklama

Në njoftimin dërguar mediave më 4 korrik, kjo gjykatë sqaron se “kërkesat përkatëse i shpallë të papranueshme mbi baza procedurale, sepse parashtruesit e kërkesave nuk i kanë shteruar mjetet juridike siç është përcaktuar me paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Por, Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes, tha për Telegrafin se Presidenca nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar.

Kupina tha se Zyra e Presidentes do të analizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi ta pranojë atë, në bazë të vlerësimit të të gjithë procesit, do të vendosë lidhur me veprimet e radhës.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, deri më tani, nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar, e as vendimin e plotë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me rastet në fjalë. Pas pranimit të vendimit të plotë, Zyra e Presidentes do të analizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj, në bazë të vlerësimit të të gjithë procesit, do të vendosë lidhur me veprimet e radhës,” tha Kupina./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

Lajme
Shi e stuhi breshëri përfshijnë disa komuna të Kosovës

Shi e stuhi breshëri përfshijnë disa komuna të Kosovës

Lajme
Kurti bisedon me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ia përmend modelin kroat të Asociacionit

Kurti bisedon me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ia përmend modelin kroat të Asociacionit

Lajme
Nisma e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë pa përkrahje, nga LVV thonë se janë unikë

Nisma e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë pa përkrahje, nga LVV thonë se janë unikë

Politikë
Analistët amerikanë të ndarë për qëndrimin e Uashingtonit zyrtar ndaj Kosovës

Analistët amerikanë të ndarë për qëndrimin e Uashingtonit zyrtar ndaj Kosovës

Lajme
Limaj: Rama s’është dashur ta dërgojë draftin e Asociacionit pa i konsultuar krerët e Kosovës

Limaj: Rama s’është dashur ta dërgojë draftin e Asociacionit pa i konsultuar krerët e Kosovës

Politikë
Kalo në kategori