LAJMI I FUNDIT:

“Kërcënim i hapur ndaj kryeministrit”, zëdhënësi i AAK-së i reagon Zybës: Statusi i Haradinajt ishte për strukturat kriminale, jo për Kurtin

“Kërcënim i hapur ndaj kryeministrit”, zëdhënësi i AAK-së i reagon Zybës: Statusi i Haradinajt ishte për strukturat kriminale, jo për Kurtin

Rrjetet sociale vazhdojnë të jenë arenë e përplasjeve mes zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Një deklaratë e të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj se “kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. Është vetëm kundër Kosovës. Dhe, si armik i Kosovës do të trajtohet!”, nxiti sërish reagime.

Deputeti i LVV-së, Salih Zyba e pau këtë si kërcënim të hapur ndaj kryeministrit Albin Kurti.


“Nëse statusin e Ramush Haradinajt nuk e marrim si kërcënim të hapur për Kryeministrin Kurti edhe qeverinë e Republikës së Kosovës atëherë po pajtohemi që askush më nuk e merr seriozisht”, ka shkruar Zyba.

Zyba reagon ndaj deklaratës së Haradinajt për ushtarët amerikanë: Kërcënim i hapur për kryeministrin Kurti
Lexo po ashtu Zyba reagon ndaj deklaratës së Haradinajt për ushtarët amerikanë: Kërcënim i hapur për kryeministrin Kurti

E ndaj tij ka reaguar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili. Ai ka shkruar se Zyba e paska identifikuar kush po i rrezikon ushtarët amerikanë e ai qenka Kurti dhe Qeveria e Kosovës.

“Pse Salih Zyba po mendon që Ramushi e kërcënoi Kurtin? – A po mendon Salih Zyba që Kurti po i kërcënon ushtarët amerikanë a?- Çka po di Salih Zyba në këtë?”, ka shkruar Xhemaili.

Zëdhënësi i AAK-së tutje ka shkruar se Zyba kaq din kaq flet.

“Me këtë çoroditje, ti e implikove Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë në diçka fort të keqe për Kosovën! Është e qartë që Haradinaj ne statusin e tij, e ka pasur fjalën për strukturat kriminale.  Por, si Zyba e paska parë Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë aty, veç ai duhet ta dijë!”, ka shkruar Xhemaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

Lajme
Pamje nga operacioni i arrestimit të policit serb, dyshohet që spiunoi për BIA-n

Pamje nga operacioni i arrestimit të policit serb, dyshohet që spiunoi për BIA-n

Lajme
“E abortova në muajin e dytë”, rrëfen e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga ushtarët serbë

“E abortova në muajin e dytë”, rrëfen e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga ushtarët serbë

Lajme
Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Lipjani dhe Vushtrria përfshihen nga erëra të forta

Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Lipjani dhe Vushtrria përfshihen nga erëra të forta

Lajme
Arrestimi i policit të dyshuar për spiunazh, Musliu: Janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia

Arrestimi i policit të dyshuar për spiunazh, Musliu: Janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia

Lajme
“Rigon me kupon”: Flet tregtarja që pushtoi rrjetin pas përplasjes me inspektorin

“Rigon me kupon”: Flet tregtarja që pushtoi rrjetin pas përplasjes me inspektorin

Lajme
Kalo në kategori