LAJMI I FUNDIT:

Zvicra voton sot për sa i përket propozimit për ndalimin e mbulesave të fytyrës në vende publike

Zvicra voton sot për sa i përket propozimit për ndalimin e mbulesave të fytyrës në vende publike

Votuesit zviceranë do të vendosin të dielën mbi një propozim për të ndaluar mbulesat e fytyrës, si nikabet dhe burkat që i mbajnë disa gra myslimane në vend, maskat e skijimit si dhe shamitë e përdorura nga protestuesit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, masa do ta bënte të jashtëligjshme mbulimin e fytyrës në vende publike, sikurse në restorante, stadiume sportive, në transport publik ose thjesht edhe gjatë ecjes në rrugë.

Ndërkohë, do të kishte përjashtime në vendet fetare si dhe për arsye sigurie ose shëndetësore, të tilla sikurse maskat e fytyrës që i mbajnë tani njerëzit për t’u mbrojtur nga COVID-19, si dhe për festimet tradicionale të Karnavaleve.

Autoriteteve do t’ju duhen dy vite për të hartuar legjislacionin e detajuar.

Qeveria zvicerane e kundërshton këtë masë dhe thotë se çështja e njerëzve që mbulojnë fytyrat e tyre është “margjinale”.

Qeveria argumenton se masa mund të dëmtojë turizmin, pasi shumica e grave myslimane që veshin mbulesa të tilla në Zvicër janë vizitore nga shtetet e Gjirit Persik, të cilat shpesh tërhiqen nga qytete bukolike buzë liqenit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori