Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka emëruar këshilltar të jashtëm, Pierre Kohler, ish-kryetar i Komunës së Delemontit të Republikës së Kantonit Jura në Zvicër.
Ai ishte zgjedhur në krye të Departamentit të Mjedisit dhe Pajisjeve nga 1993 deri në 2002, njëherësh kryetar i Qeverisë në 1995 dhe 2000. Kohler ishte pjesë e Këshillit Kombëtar në Parlamentin zviceran, si dhe kryetar Bashkie në Delémont, nga 1 janari 2009 deri më 21 mars 2015.
Në kuadër të funksioneve të tij politike ai mban lidhje të ngushta me komunitetin kosovar në Zvicër dhe merr pjesë në disa misione në Kosovë. Si këshilltar kombëtar, ai është themeluesi dhe kryetari i Grupit ndërparlamentar zviceran-kinez (2005-2008).
Si ministër i Mjedisit, ai urdhëroi sanimin e deponisë së mbeturinave më rrezikshmëri speciale në Bonfol, sanim i cili kushtonte gjysmë miliardë franga zvicerane.
Në vitin 2002, përfaqësoi Zvicrën në Samitin e Tokës-planetarë në Johanesburg të Afrikës së Jugut. Ka qenë gjithashtu kryetar i komiteteve të Via Jura (Moutier) dhe Pays Romand – Pays Gourmand, nënkryetar i komitetit të Ekologjisë Liberale dhe Agjencisë për Energji të ripërtërirë dhe efiçencës Energjitike (AEE).
Pierre Kohler pas largimit nga politika në vitin 2015, filloi të merrej me artin bashkëkohor dhe krijoi një muze unik të artit optik në Evropë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur
“Më ndihmoni po humbas gjak”, shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës në Britani, tmerrohen fëmijët dhe prindërit
Eksperti gjerman, Konrad Clewing: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për Këshill të Evropës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251