LAJMI I FUNDIT:

“Zurich Shqip Up Comedy” shënohet si festivali më i madh i stand-up komedisë i mbajtur në Zvicër

“Zurich Shqip Up Comedy” shënohet si festivali më i madh i stand-up komedisë i mbajtur në Zvicër
Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Facebook

Të shtunën e 21 tetorit, në Cyrih të Zvicrës është organizuar festivali vjetor tashmë, ‘Zurich Shqip Up Comedy Festival”.

Ky festival i cili sjell stand-up komedi të ndryshme nga aktorë shqiptarë por edhe të huaj, mblodhi një audiencë të gjerë prej më shumë se 900 personash në teatrin “Spirgarten” të Cyrihut.


Mbrëmja filloi rreth orës 19:00 me hyrjen e të ftuarve, të cilët ishin kryesisht shqiptarë nga diaspora, emra specialë dhe shumë fytyra publike në Zvicër.

Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Facebook

E teksa u rehatuan në ulëset e teatrit, erdhi radha për shfaqjen, moderimi i së cilës i ishte besuar bukuroshes Shqipe Sylejmani.

Festivali nisi me një fjalë rasti nga organizatori Ridvan Murati, i cili iu premtoi të pranishmëve një shfaqje për të mos u harruar dhe që e tillë rezultoi në fund të saj.

Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Facebook

Siparin e edicionit të dytë të “Shqip Up Comedy Festival” e nisi aktori i njohur nga Gjakova, Edi Kastrati, i cili bëri një interpretim fantastik me shumë të qeshura në skenë.

Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Facebook

I dyti në radhë ishte aktori Kushtrim Qerimi, i cili gjithashtu dhuroi një performancë të hatashme që shkaktoi shumë të qeshura para një audience, e cila numëronte mbi 900 pjesëmarrës.

Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Facebook

Dhe kështu pjesa e parë e stand up komedisë u përmbyll me aktorin nga Shqipëria, Romir Zalla, i cili është i njohur për skeçet e tij tashmë të panumërta, kryesisht në programin “Portokalli”.

Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Facebook

Pas kësaj, të gjithë të ftuarit shijuan një pazë të shkurtër prej 20 minutash, ku të gjithë u freskuan me nga një pije në sallë “Spirgarten”, ku edhe po mbahej ky festival.

Mbrëmja vazhdoi me aktoren zvicerane, Olivia, e cila pati një stand-up në gjuhën gjermane, për të gjithë të ftuarit e huaj që gjendeshin në sallë – e që nuk ishin të paktë në numër.

Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Facebook

Gjatë gjithë kohës, kishte dukje dhe tenativa të herëpashershme të aktores Olta Daku për të dalë në skenë, por asaj asnjëherë nuk iu dha fjala pasi ishin të tjerët në radhë – dhe kjo ishte e gjitha pjesë e skenarit.

Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Facebook

Në radhë ishte aktori i njohur nga Gjilani, Ernest Zymberi, i cili e mbushi sallën me të qeshura dhe u përshëndet me duartrokitje të shumta nga publiku i pranishëm.

Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Facebook

I parafundit në skenë ishte aktori i humorit Avni Shkodra, i cili me skeçin e tij i riktheu në kujtimet e fëmijërisë së viteve ’90 shumë të pranishëm, gjersa pati një nderim të veçantë edhe për Policinë e Kosovës në fund të stand-upit.

Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Facebook

E fundit që përmbylli festivalin  stand-up komedisë ishte aktorja e shumë pëlqyer e publikut, Valina Muçolli, e cila i argëtoi të pranishmit me trillimin e një historie që përfshin problemet sociale të ditëve të sotme.

Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Facebook

Në fund të mbrëmjes, organizatorët Ridvan Murati dhe Alban Hamza patën falënderime për të gjithë partnerët e festivalit dhe të pranishmit, duke premtuar se edicioni i tretë do të jetë edhe më i madh se ky i sivjetmi.

Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Facebook

“Shqip Up Comedy Festival” në bazë të përllogaritjeve, ka rezultuar se është festivali i stand-up komedisë me audiencën më të madhe në Azvicër, duke i tejkaluar organizimet e ngjashme nga organizatorët zviceranë, italianë apo edhe gjermanë në këtë shtet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Kalo në kategori