LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg zotëron 30 për qind të Facebook!

Zuckerberg zotëron 30 për qind të Facebook!

Përderisa shumica e drejtorëve ekzekutiv i shesin aksionet e tyre pas regjistrimit në berzë, ky nuk është rasti me drejtorin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili, kur kompania e tij hyri në berzë kishte 500 milionë aksione, ndërsa tani ka 632.65 milionë aksione ose 30 për qind të kompanisë.

Kur Facebook pati debutuar në berzë, Zuckerberg kishte thënë se ai nuk do t’i shiste aksionet e tij, dhe rregullatorët e tregut në SHBA kanë thënë se në ndërkohë, Mark madje ka blerë aksione të reja në kompani.

Më herët, Zuckerberg kishte shitur rreth 30 milionë aksione, kur vlera e një aksioni sillej rreth 38 dollarë, ndërsa vlera e një aksioni tani është 28 dollarë, e cila është ngritur nga shtatori kur ishte 17.55 dollarë. / Telegrafi /