LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg thotë se Facebook nuk ‘do të ndryshojë’ në përgjigje të një bojkoti nga më shumë se 500 reklamues mbi politikat e ndërmarrjes për fjalën e urrejtjes

Zuckerberg thotë se Facebook nuk ‘do të ndryshojë’ në përgjigje të një bojkoti nga më shumë se 500 reklamues mbi politikat e ndërmarrjes për fjalën e urrejtjes

Drejtori i Përgjithshëm i Facebook Mark Zuckerberg u tha punonjësve javën e kaluar se kompania nuk do të ndryshojë qasjen e saj në lidhje me fjalën e urrejtjes edhe me një numër reklamuesish që bojkotojnë platformën.

“Ne nuk do të ndryshojmë politikat ose qasjen tonë për asgjë për shkak të një kërcënimi për një përqindje të vogël të të ardhurave tona”, tha Zuckerberg gjatë një takimi virtuale të premten, sipas shkruan Business Insider.


“Supozimi im është se të gjithë këta reklamues do të kthehen shpejt në platformë”, tha ai, duke shtuar se bojkoti ishte një “çështje reputacioni dhe partneriteti” dhe jo një çështje financiar sepse shumica e të ardhurave të Facebook vijnë nga bizneset e vogla dhe jo markat e mëdha, transmeton Telegrafi.

Facebook pa duke iu larguar 60 miliardë dollarë në vetëm dy ditë më parë, pasi markat kryesore u bashkuan me bojkotin.

Javët e fundit, grupet e të drejtave civile përfshirë NAACP, bëri thirrje për reklamuesit që të bojkotojnë Facebook pas mosveprimit të Zuckerberg në poste inflamatore nga presidenti Donald Trump.

Më shumë se 500 kompani, përfshirë markat kryesore si Coca-Cola, Ford, Starbucks, Verizon, Adidas dhe Unilever, kanë tërhequr reklama nga platforma e mediave sociale si pjesë e fushatës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Kalo në kategori