BVB-ja këtë sezon është duke kaluar nëpër një formë të dobët dhe pozicionohet në vendin e dhjetë, gjashtë pikë larg vendit të gjashtë- vendi që siguron një vend për kualifikimet në Europa League, transmeton ‘koha.net’.

Zorc ka thënë se në rast të mos kualifikimit në garat evropiane, klubi do të bëjë ndryshime të mëdha dhe sipas tij, pritet të ketë shumë largime.


“Në fund të sezonit ne do të shikojmë situatën tonë dhe të secilit lojtar”, ka thënë Zorc.

“Nëse nuk luajmë në garat evropiane atëherë skuadra jonë do të jetë shumë e madhe. Numerikisht do të jetë e madhe, prandaj duhet të bëjmë disa ndryshime”.

“Në pjesën e dytë të sezonit ka pasur kualitet të mirë, por disa lojtarë nuk kanë kualitet të mjaftueshëm dhe duhet të përmirësohen çdo ditë” , ka shtuar ai. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app