LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Thornton Heath, nëna qan në rrugë teksa një shtëpi ‘shkatërrohet’ nga një shpërthim i madh

Zjarri në Thornton Heath, nëna qan në rrugë teksa një shtëpi ‘shkatërrohet’ nga një shpërthim i madh

Një nënë u pa teksa qante në rrugë për djalin e saj që kishte mbetur nën rrënoja gjatë mëngjesit pasi që një shtëpi në afërsi të tyre u “shkatërrua plotësisht” pas një shpërthimi të shkaktuar nga gazi.

Katër persona ishin shpëtuar pasi që 6 kamionë zjarrfikës dhe rreth 40 zjarrfikës shkuan me emergjencë tek një pronë në Thornton Heath të Croydon në mëngjesin e hershëm të së hënës.


Raportohet se tre banorë të cilët kanë marrë plagë të mëdha dhe të rrezikshme për jetë u dërguan në spital. Një person tjetër mosha e të cilit nuk dihet ka mbetur i zhdukur, bënë ditur nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës në një deklaratë. Në total si masë paraprake janë evakuuar banorë nga 40 prona dhe është vendosur një kordon i sigurisë për gjatë 50 metrave, shkruajnë tutje nga shërbimi i zjarrfikësve, raporton The Mirror, përcjell Telegrafi.

Një banore 25 vjeçare tha se dhoma e gjumit të një djaloshi është shkatërruar nga shpërthimi i fuqishëm.

“Nëna e tij doli në rrugë duke qarë dhe duke thirrur ‘djali im, djali im’. Ata e morën atë në spital dhe nga informata e marra e dimë se është mirë”, deklaroi ajo.

Këshilli i Merton deklaroi se ka një incident madhor dhe e konfirmuan se ka pasur një shpërthim nga gazi.

Në një deklaratë ata thanë: “Jemi duke punuar me Brigadën e Zjarrfikësve të Londrës dhe me Policinë Metropolitane pas një incidenti madhor që ndodhi në Galpins Road në Pollards Hill. Shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje pas shpërthimit të gazit në një pronë banimi, të paktën një pronë është dëmtuar. U bëjmë thirrje njerëzve që të shmangin zonën në fjalë”.

Nga këshilli thanë gjithashtu se kanë hapur një qendër evakuimi.

Dy banorë të lagjes, Kutoya Kukanda 50 vjeçar dhe Delroy Simms 62 vjeçar thanë se ata kanë ndihmuar në shpëtimin dhe nxjerrjen e tre fëmijëve të cilët ndodheshin nën rrënoja, por deklaruan se kishin frikë se një vajzë e moshës 4 ose 5 vjeçare kishte mbetur e bllokuar.

Tutje ata shtuan se besonin se nëna e fëmijëve ishte evakuuar dhe se shtëpia tjetër ngjitur me shtëpinë ku ndodhi shpërthimi kishte pësuar dëme të mëdha nga shpërthimi.

Disa banorë që ndodheshin tek kordoni bënë të ditur se para dy javësh koshin raportuar për një erë të fortë gazi, dhe disa të tjerë kanë pasur marramendje dhe të përziera në lukth përgjatë dy ditëve të fundit.

Shërbimet emergjente kanë trajtuar katër persona për lëndimet e marra, teksa njëri nga ta është lëshuar pas trajtimit dhe tre të tjerë janë hospitalizuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori