LAJMI I FUNDIT:

Zjarri i madh në Pejë, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Zjarri i madh në Pejë, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Mbrëmjen e së martës, një banesë në kompleksin ‘Puhovci’ në Pejë është përfshirë nga një zjarr i madh.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Telegrafin se rreth orës 18:00 ka shpërthyer një zjarr i madh në një objekt në lagjen Puhovci në Pejë.


Për shkak të tymit të madh katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 18:00 jemi informuar për një zjarr të madhe në në lagjen Puhovci në Pejë. Si pasojë e tymit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka deklaruar Gashi.

Ai tha se për fat të mirë njerëz brenda objektit nuk ka pasur.

“Megjithatë dëmet materiale janë shumë të mëdha”, shtoi Gashi

Në vendin e ngjarjes janë policia dhe zjarrfikësit.

Poashtu njësitet përkatëse hetimore po merren me zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori