eksperti-banner

Një person ka raportuar në Polici se në vazhdimësi merr mesazhe fyese ofenduese dhe kërcënuese nga një person.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është intervistuar.


“Prishtinë, 16.06.2026 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga një profil në facebook në vazhdimësi pranon mesazhe fyese ofenduese dhe kërcënuese”, thuhet në raport.

Njësiti policor pas hetimeve preliminare ka identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili është intervistuar dhe më pas i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/