E mitura në Malishevë dyshohet se sulmoi fizikisht dy vëllezërit e saj, intervistohet nga policia

Një e mitur është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:44, pas një mosmarrëveshjeje në familje.
E dyshuara është intervistuar nga policia, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Rasti po trajtohet si dhunë në familje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
50 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































