Bashkëjetonte me 16-vjeçaren, policia e Gjakovës nis hetimet

Një rast i dyshuar i bashkësisë jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeç është raportuar në Gjakovë.
Sipas Policisë, më 17 gusht 2026, në stacionin policor është paraqitur një person i dyshuar, së bashku me një vajzë 16-vjeçare, me të cilën, sipas raportimit, ka qenë duke bashkëjetuar prej disa muajsh.
Pas konsultimit me prokurorin, rasti është iniciuar dhe do të trajtohet më tej nga njësitë e Hetimeve Rajonale.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
44 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

































