Një fëmijë 7-vjeçar është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën mbrëma në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.


Sipas tij, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor, ndërsa si pasojë lëndime trupore ka pësuar një fëmijë 7-vjeçar.

Fëmija ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes, por është larguar.

“Më datën 06.09.2026, rreth orës 19:27, në rrugën ‘Sali Çeku’ në Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një fëmijë, i moshës 7-vjeç, i gjinisë mashkullore. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar nga aty”, ka thënë Veseli.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe gjetjen e automjetit dhe shoferit të dyshuar.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.