Zjarrfikësit e kanë nxjerrë një 22-vjeçar, që kishte ngecur në makinën për larjen e rrobave (Foto)

Djaloshi 22-vjeçar nga Lakemba i Sidneit, është dashur të bërtiste që ta dëgjojë dikush për t’i dhënë ndihmë.
Nuk bëhet e ditur pse apo si ka hyrë në makinë djaloshi që mbetet i paemëruar, transmeton Telegrafi.
Me anë të prerësit të metalit, disa zjarrfikës është dashur të bëhen pjesë e këtij shpëtimi bizar.
“Punoj qe 35 vjet si zjarrfikës, por kurrë nuk më ka ndodhur diçka e tillë”, ka thënë kreu i ekipit, që u angazhuar për shpëtimin e djaloshit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































