LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësi fotografohet duke e qetësuar vogëlushen e aksidentuar, të cilën e ulë në prehër dhe e vë në gjumë (Foto)

Zjarrfikësi fotografohet duke e qetësuar vogëlushen e aksidentuar, të cilën e ulë në prehër dhe e vë në gjumë (Foto)

Fotografia e një zjarrfikësi që mban në krahëror një foshnje duke fjetur, është duke bërë xhiron e botës dhe ka fituar zemrat e miliona njerëzve.

“Me momente të tilla duhet të kujtohem, dhe kjo është arsyeja pse e kryej me dashur të madhe punën”, ka deklaruar zjarrfikësi Chris Blazek në një deklaratë të lëshuar lidhur me incidentin që kishte ndodhur të shtunën në Chattanooga, Tennessee, transmeton Telegrafi.


Departamenti i zjarrfikësve në Chattanooga kanë publikuar foton në Facebook, e cila për një kohë të shkurtër është shpërndarë nga më shumë se dymijë persona.

Blazek ishte shumë i lodhur pasi sapo ishte nga terreni ku kishte intervenuar në shuarjen e zjarrit që kishte kapluar një shtëpi, dhe derisa po kthehej në zyrë pranoi një telefonatë për një aksident trafiku në autostradën 58.

Një grua shtatzënë që në veturë ishte e shoqëruar nga tri vajzat e saj, nga mosha katër muajshe deri në 7 vjeçe, ishte aksidentuar.

Dhe nga frika se mund t’i ndodh diçka foshnjës në bark, ishte dërguar me urgjencë në spital, kur vajzat kishin mbetur në vendin ku ndodhi aksidenti.

“Duke marrë parasysh moshën që e kishte vajza e vogël nuk mund të ndalte lotët. Kështu e mora afër vetes për t’i bërë një kontroll dhe të sigurohem që është në rregull. Dhe pasi që e pashë që kolegët e kishin situatën nën kontroll, vendosa të ulem paksa të pushoj. Aty vogëlushen e ula në prehrin tim dhe brenda pak sekondash e zuri gjumi”, ka deklaruar Blazek.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes familjarët e vajzave, Blazek ua dorëzoi edhe vogëlushen që e kishte zënë gjumi, kurse imazhin e shumë pëlqyer e ka shkrepur kolegu i tij, Kyle Vradenburgh. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Fun
Kërkim faljet më të çuditshme

Kërkim faljet më të çuditshme

Fun
Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Fun
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Arusha flladitet në një pishinë private në Kaliforni

Arusha flladitet në një pishinë private në Kaliforni

Interesante
Kalo në kategori