LAJMI I FUNDIT:

Zjarret e shumtë nuk do të shtrenjtojnë drutë për ngrohje

Zjarret e shumtë nuk do të shtrenjtojnë drutë për ngrohje

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje, shkruan Alsat M.

Nga “Pyjet e Maqedonisë”, pohojnë se qytetarët do të mund të blejnë dru për çmime të njëjta si vitin e kaluar. Në magazinat e ndërmarrjeve publike një metër kub dru i ahut do të shitet për 2.370 denarë, ndërsa dushku për 2.450 denarë. Nuk ka nevojë për panik, për shkak se nga shuma totale e planifikuar prej 400,000 metra kub dru për ngrohje, deri më tani janë porositur 60%, pohon drejtori i “Pyjet e Maqedonisë”, Zoran Georgiev.


Në muajin e kaluar Maqedoninë e përfshinë 566 vatra zjarri që shkatërruan 7,000 metra kub dru dhe shkaktuam dëme materiale prej të paktën 72 milionë denarë. Për dallim nga praktika e tanishme, kur drutë shiteshin me një çmim më të ulët, tani nga Ministria e Bujqësisë paralajmërojnë ndalim të plotë të shitjes komerciale të druve të prekur nga zjarret. Lokacionet janë të mbikëqyrura nga policia pyjore, ndërsa masa e druve e prekur nga zjarret do të shkatërrohet në disa vende, thotë Georgiev.

Nga Ministria e Bujqësisë njoftojnë intensifikimin për mbjellje të drunjve. Për këtë qëllim në vitin 2018 janë planifikuar rreth 50 milion denarë respektivisht mbjellje të 300 hektarëve. Në të njëjtën kohë, tanë në vijim është analiza e efekteve të aksionit “Dita e drurit”, e cila zbatohet tanimë për 10 vite, periudhë gjatë të cilës sipas të dhënave zyrtare, janë mbjellë rreth 40 milionë pemë./Telegrafi/