LAJMI I FUNDIT:

Zjarret djegin Rodosin, flet shqiptari në ishull: Turistët po evakuohen me aeroplanë

Zjarret djegin Rodosin, flet shqiptari në ishull: Turistët po evakuohen me aeroplanë

Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Rodosit, Ari Kasapi, tregoi situatën në ishullin grek, i cili është më i prekuri si pasojë e zjarrreve që kanë përfshirë vendin.

Kasapi tha se shtete të ndryshme si Italia, Britania e Madhe dhe Gjermania, kanë vendosur në dispozicion avionë për të tërhequr shtetasit e tyre nga ishulli.


Ai shtoi se zjarret po vijojnë përhapjen në drejtim të krahut tjetër të ishullit, rreth fshatrave që ndodhen 18 km nga qendra e Rodosit.

Sipas tij situata ka agravuar si pasojë e neglizhencës së autoriteteve gjatë ditëve të para të rënies së zjarrit.

“Sot Italia dërgoi avion për të marrë të gjithë shtetasit italianë që ndodhen në Rodhos. Edhe shtete të tjera të fuqishme, si Anglia dhe Gjermania kanë dërguar avionë për të marrë të gjithë shtetasit e tyre. Zjarri vazhdon pasi ka erë të fortë dhe era ka marrë një drejtim tjetër drejt disa fshatrave që janë rreth 18 km nga qendra e Rodosit.

Autoritetet u vonuan shumë se zjarri nisi që të enjten dhe aeroplanët u vonuan shumë, erdhën të shtunën. Nuk kishte organizim nga shteti, organizimi ishte nga ana e vetë qytetarëve. Ka pasur vonesë nga kryetari i bashkisë dhe po të shohim komentet e komunitetit tregojnë se ishin të vetëm ditët e para përballë zjarreve. Lëvizja në ishull është kufizuar shumë më tepër. Nuk lejohet ikja në pjesën tjetër të ishullit. Hotelet dhe baret janë të mbyllura në atë pjesë”, tha ai gjatë një interviste për Euronews Albania.

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori