LAJMI I FUNDIT:

Zjarr pranë aeroportit Heathrow të Londrës, dëshmitarët thanë se dëgjuan “një shpërthim”

Zjarr pranë aeroportit Heathrow të Londrës, dëshmitarët thanë se dëgjuan “një shpërthim”

Rreth 70 zjarrfikës po luftojnë me flakët në një zonë afër nga aeroporti Heathrow në perëndim të Londrës.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ekziston frika se nga flakët janë përfshirë edhe një numër pronash.


Ndërkohë disa vendas pohuan në mediat sociale se dëgjuan ‘një shpërthim’ rreth zonës këtë pasdite.

Ndërsa pamjet tregojnë flakë dhe shtëllunga tymi vetëm disa metra pas një numri shtëpish.

Si pasojë, rreth 60 persona janë evakuuar dhe të paktën 30 shtëpi janë shpëtuar që nga thirrja e zjarrfikësve në orën 16:35 të së dielës në vendngjarje.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe makina si dhe 70 zjarrfikës nga të gjithë disa lagje janë ende në vendngjarje. /Telegrafi/