LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në Shqipëri, digjen disa hektarë të mbjella

Zjarr në Shqipëri, digjen disa hektarë të mbjella

Një zjarr, fillimisht i vogël, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka arritur të djegë hektarë të tërë të mbjella me ullishte në Lushnje, por edhe sipërfaqe me shkurre të larta. Zjarri i nisur fillimisht në një prej luginave të kodrave të qytetit në afërsi të Kasharajt konsiderohet si aksidental.

Edhe pse kanë qenë prezent me urgjencë në vendngjarje zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë për të shuar zjarrin pasi terreni kodrinor nuk i krijon asnjë mundësi të shkojnë me mjetin me ujë.


Prej orësh, banorët e zonës dhe zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin i cili sipas të dhënave të deritanishme ka djegur rreth 10 hektarë sipërfaqe kryesisht me ullishte dhe vijon të përpijë ende i ndihmuar nag era e cila e drejton në kahe të kundërta sa herë që ajo ndryshon drejtim, transmeton tch.

Ende nuk është mundur të vihet në kontroll zjarri, ndërkohë që miliona lekë pasuri e banorëve të zonës në dru frutore janë duke u shkatërruar nga zjarri. Ky është zjarri i parë për këtë vit në kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjes, pasi nuk ka mbetur edhe shumë gjelbërim sepse vitin e shkuar zjarret masive bënë që kjo kurorë të zhvishet e të mbesë e shkretë. / Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori