LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në oborrin e ish-kazermës në Ohër

Zjarr në oborrin e ish-kazermës në Ohër

Zjarr sot ka shpërthyer në oborrin e ish-kazermës “Mihajllo Apostoloski” në Ohër. Zjarri ka përfshirë barin e thatë dhe bimët e ulëta, të cilat kanë qenë në oborrin e kazermës.

Me intervenim të Njësitit territorial kundër zjarrit në Ohër, zjarri është shuar, ndërsa si masë shtesë për mospërsëritjen e zjarrit, në vendin e ngjarjes është dërguar edhe një makinë zjarrfikëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për momentin nuk ka informacione për arsyet e zjarrit, ndërsa sipas njoftimeve të para thuhet se zjarri është shkaktuar nga faktori njeri./Telegrafi/