LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një shtëpi të pleqve në Kili, dhjetë të vdekur

Zjarr në një shtëpi të pleqve në Kili, dhjetë të vdekur

Autoritetet e Kilit njoftuan se të paktën dhjetë persona të moshuar kanë humbur jetën derisa një zjarr i madh përfshiu objektin ku ata jetonin.

Rasti ka ndodhur sot në një shtëpi përkujdesjeje për të moshuarit në Santa Marta rreth 320 mile në jug të kryeqytetit të Kilit, Santiago.


Tri femra kanë shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Chile’s Tele 13 raporton se të gjitha viktimat janë të gjinisë femërore.

Jorge Ulloa, një zyrtar nga rajoni i Biobio, tha se asnjë nga konviktet e tjera në shtëpinë e pleqve nuk u prek nga zjarri.

Ai tha se në shtëpi ishin 42 banorë në kohën e shpërthimit të zjarrit.