LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në banesë, vdes familja katër anëtarëshe në Suedi

Zjarr në banesë, vdes familja katër anëtarëshe në Suedi

Një familje katër anëtarëshe, përfshirë dy fëmijë të vegjël kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit i cili kishte përfshirë apartamentin e tyre në qytetin Karlstad të Suedisë, shkruan foxnews.

Zëdhënësi i Policisë në Karlstad, Tommy Lindh, ka thënë se viktimat nuk kishin treguar shenja jete kur ishin nxjerrë nga ndërtesa nga zjarrfikësit.


Policia tha se prindërit ishin rreth moshës 30 vjeçare, por nuk kanë treguar moshën e fëmijëve, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, sipas mediave lokale, të dy fëmijët raportohet të kenë qenë të moshës parashkollore.

Ende nuk dihen arsyet e shkaktimit të zjarri.