LAJMI I FUNDIT:

“Zidane do ta ketë edhe një vit te Reali”

“Zidane do ta ketë edhe një vit te Reali”

Real Madridi do t’i jap edhe një sezon tjetër Zinedine Zidanet edhe nëse dështon të fitojë ndonjë trofe, beson spanjolli Luis Garcia.

Pas shkarkimit të Benitezit, për të cilin kishte luajtur Garcia te Liverpooli, Zidanet i është besuar puna e menaxhimit të klubit, por në këtë sezon Real Madridi ka mbetur prapa Barcelonës në luftë për titull të La Ligas, transmeton Koha.net.


“Kur ai erdhi në fillim të gjithë menduan se ai ishte njeriu i duhur sepse e njihte klubin”.

“Ai ka pritur për shumë kohë për këtë rast, por në fund gjithçka ka të bëjë me rezultatet. Besoj se edhe nëse nuk i shkon mirë në këtë sezon ai do të ketë edhe një sezon tjetër nga Real Madridi”, ka thënë Garcia për Omnisport.