eksperti-banner

Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane ka folur pas shpalljes si kampionë të Spanjës.

Zidane ka thënë se ishte e rëndësishme fitorja ndaj Malagas dhe triumfi në La Liga.


“Është shumë e rëndësishme për ne që ta fitonim ligën. La Liga është kampionati më i bukur në botë dhe të triumfosh në të është diçka e bukur”, ka deklaruar Zidane pas ndeshjes.

“Ne duhet të festojmë këtë triumf. Do të kthehemi në Madrid për ta festuar me tifozët tanë pastaj të mendojmë për finalen e qershorit”, vazhdoi tutje Zidane.

Në fund ai ka falënderuar shumë lojtarët e tij që i mundësuan triumfin në La Liga.

“Ishte një fitore spektakolare. Meritat shkojnë për të gjithë por sidomos për lojtarët që dhanë gjithçka në fushë duke luftuar për fanellë. Grupi i bashkuar ishte çelësi i suksesit”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app