LAJMI I FUNDIT:

Ziberi: BDI ka vepruar mirë kur ka ofruar dorëheqje nga qeveria në këmbim të ndryshimeve kushtetuese

Ziberi: BDI ka vepruar mirë kur ka ofruar dorëheqje nga qeveria në këmbim të ndryshimeve kushtetuese

Avokati i Popullit dhe ish-kandidat për kryeministër nga radhët e BDI-së, Naser Ziberi thotë se BDI ka vepruar mirë kur ka ofruar dorëheqje kolektive nga pushteti me kushtin për votimin e ndryshimeve kushtetuese nga OBRM-PDUKM.

Sipas tij, edhe ideja e heqjes dorë nga kryeministri i parë shqiptar në këmbim të hapjes së rrugës eurointegruese, është e mirëpritur.


“Unë mendoj se në qoftë se vërtet shtrohet në tavolinën e bisedave si kusht për aprovimin e ndryshimeve kushtetuese heqja dorë eventuale nga ky premtim elektoral, flas në emrin tim personal, nuk kam të drejtë të flas në emër të BDI-së, unë do kisha hequr dorë. Nëqoftëse kjo është garanca që na mundëson ndryshimet kushtetuese dhe fillimin e procesit integrues”, deklaroi në “KlanDebat” Naser Ziberi.

Sipas tij, BDI e ka bërë këtë veprim për t’ia marrë adutet e fundit OBRM-PDUKM-së për ta kundërshtuar idenë e ndryshimeve kushtetuese.