LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja e gazetarit saudit, hetuesit turq hyjnë në Konsullatën saudite

Zhdukja e gazetarit saudit, hetuesit turq hyjnë në Konsullatën saudite

Zyrtarët turq, që po hetojnë zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, janë lejuar të hyjnë në ambientet e Konsullatës saudite në Stamboll.

Ata besojnë se Khashoggi është vrarë brenda në konsullatë nga agjentë sauditë, rreth dy javë më parë, por Rijadi e hedh poshtë këtë mundësi. Ndërkohë, presioni diplomatik po rritet mbi sauditët për të dhënë një shpjegim të plotë.

Të hënën, Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud urdhëroi një hetim mbi rastin.


Javën e shkuar, Turqia pranoi një propozim saudit për krijimin e një grupi të përbashkët pune, për të hetuar mbi zhdukjen e gazetarit.

Lëvizja më e fundit vjen ndërsa figura të njohura të biznesit kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në një konferencë të madhe investitorësh që do të mbahet në Rijad më vonë gjatë këtij muaji.

Shefi i “JP Morgan”, Jamie Dimon është një nga drejtuesit më të fundit të profilit të lartë, që është tërhequr.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump tha se, ai kishte biseduar me Mbretin e Arabisë Saudite mbi rastin dhe kishte marrë një mohim të fuqishëm prej tij, të akuzave për përfshirje të Rijadit.

“Mohimi ishte i fuqishëm. Mbase kemi të bëjmë me vrasës ordinerë, kush e di?!”, tha Trump, përcjell tch.

Trump shtoi gjithashtu se, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ishte nisur drejt Arabisë Saudite për të diskutuar mbi rastin e Khashoggit, një gazetar kritik i qeverisë saudite, që ka shkruar edhe për “Washington Post”, që u zhduk pasi hyri në Konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori