LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një femër në Fushë Kosovë

Zhduket një femër në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë.


“06/07.09.2021- Më  07.09.2021 një mashkull kosovar ka raportuar se, bashkëshortja  e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/