LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një e mitur në Ferizaj

Zhduket një e mitur në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hamdi Bucaliu” në Ferizaj.


“Ferizaj 10.07.2023 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/