LAJMI I FUNDIT:

Zhbllokohet Liria, zgjidhet kryesia e re

Zhbllokohet Liria, zgjidhet kryesia e re
Drejtuesit e komunës dhe të klubit

Liria e Prizrenit është bërë më kryesi të re pas kaos total në kohët e fundit.

Liria e ka zgjedhur kryetarin e ri, ku këtë pozitë do ta ushtrojë Qemail Krasniqi.


Kryetari i deritashëm i klubit, Iljaz Iljazi, do të jetë në pozitën e nënkryetarit të klubit. Liria së fundmi e ka emëruar edhe trajnerin e ri duke ia besuar këtë detyrë, trajnerit të mirënjohur Skënder Shengyli.

Njoftimi i plotë i Lirisë:

 “Pas një takimi me kryetarin e komunës së Prizrenit dhe për hirë të mosbllokimit dhe mbarëvajtjes së ecurive të klubit, si dhe emrit të madh të KF Liria, arritëm marrëveshje bashkëpunimi për të mirën e klubit dhe shtyerjes së proceseve drejt të vetmit qellim Superligës”.

“Si rezultat i mbledhjes ka ndryshime në udhëheqjen e klubit. Nga sot në pozitën e kryetarit të KF Liria do të jetë Qemail Krasniqi ndërsa kryetari i deritanishëm Iljaz Iljazi do të jetë në pozitën e nënkryetarit të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.