LAJMI I FUNDIT:

Zharku pas një jave mund të kthehet i lirë në Kosovë

Zharku pas një jave mund të kthehet i lirë në Kosovë

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë dhe ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, mund të vijë e të pijë kafe lirshëm në Kosovë pa frikën se mund të arrestohet nga autoritetet dhe të përfundojë në burg. Kjo për faktin se në fillim të muajit të ardhshëm bëhen 6 vjet nga koha e plotfuqishmërisë së dënimit të tij prej tre vjetësh heqje lirie nga Gjykata Supreme e Kosovës, me ç’rast ekzekutimi i dënimit kundër tij arrin parashkrimin absolut dhe organet e drejtësisë nuk kanë më asnjë të drejtë në ndjekjen e tij.

Më 21 prill 2011, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale “Të detyrimit” dhe “Të posedimit të paligjshëm të armës”.


Ai ishte dënuar me tre vjet burgim dhe i ishte shqiptuar gjoba prej 1,500 eurosh. Çështja kishte të bënte me një rast të vitit 2006, kur ishte privatizuar nga ish-AKM-ja një fermë e deleve në fshatin Rakaj, të Ferizajt.

Sipas Prokurorisë, të dëmtuarit në këtë rast, Xhelil dhe Emrush Suma, kishin qenë fitues të tenderit si ofertues të parë. Mirëpo pas kërcënimeve nga të akuzuarit në fjalë, fituesit ishin detyruar të tërhiqeshin për ta fituar atë tani i dënuari Arsim Kolshi, i cili kishte qenë ofertuesi i dytë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Vendimi i shqiptuar ndaj Zharkut u vërtetua nga Gjykata Supreme e Kosovës më 8 maj 2012.

Gazeta për këtë çështje ka kontaktuar zyrtarë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndonëse këta nuk kanë pranuar të japin detaje rreth këtij rasti.

“Ju njoftoj se kjo çështje penale është në procedurë të ekzekutimit në Zyrën e Sanksioneve Penale në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Dega në Kaçanik”, ka thënë Albënora Bekteshi, zyrtare për informim në këtë Gjykatë.

Zharku ishte arratisur para pesë vjet e gjysmë nga Kosova dhe ka shkuar në Suedi, pasi kishte shtetësinë suedeze dhe thuhejse atje po merrej me biznes.  

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori