LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhet sot kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, gara mes tre prokurorëve

Zgjidhet sot kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, gara mes tre prokurorëve

Kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri (SPAK) do të zgjidhet mes tre prokurorëve: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Altin Dumani dhe Edvin Kondili hyjnë në këtë garë për herë të dytë, pasi tre vite më parë ishin konkurrentët kryesorë të Arben Krajës, por që nuk ia dolën.

Nga ana tjetër Adnan Xholi, me eksperiencën e drejtuesit në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për herë të parë synon kreun e SPAK.

Kreu i ri i SPAK zgjidhet në një moment kur jo vetëm ndërkombëtarët por edhe publiku kërkon rezultate, arrestime të zyrtarëve të lartë të implikuar në korrupsion dhe anëtarë të bandave të krimit të organizuar.

11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), që do të votojnë për zgjedhjen e kreut të SPAK, janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Cami, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda.

KLP-ja, në zgjedhjen e kreut të SPAK, do të vlerësojë shtatë kritere që janë: eksperienca në ndjekjen e dosjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar, eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture, eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative, eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike dhe ndërveprim me median, aftësitë në drejtimin e burimeve njerëzore, vizionin për drejtimin e SPAK si dhe imazhin që ka në publik si prokuror.

Kriteret e vendosura favorizojnë kandidatët që kanë referuar në gjykatë dosje të ‘nxehta’ korrupsioni dhe krimi, që kanë në dorë dosje të bujshme me vëmendje të lartë publike dhe që janë në fokusin e mediave.

Megjithatë, në fund do të jenë anëtarët e KLP-së që do të votojnë. Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.

Cilat janë kompetencat e kreu të SPAK?

Kreu i SPAK u cakton çështjet prokurorëve të posaçëm bazuar në specializimin e tyre; koordinon punën e agjencive dhe institucionet e tjera; paraqet buxhetin për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit në Kuvend; paraqet në KLP raportin vjetor të punës së SPAK-ut; thërret në mbledhje prokurorët e posaçëm; nxjerr vetëm udhëzime të përgjithshme pa ndërhyrë në hetime për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit si dhe miraton rregulloret e firmosura nga drejtori i Byrosë së Hetimit. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti darkon me shkrimtarin Orhan Pamuk: I interesuar për Kosovën e shqiptarët, shkruam hyrjen e kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme

Kurti darkon me shkrimtarin Orhan Pamuk: I interesuar për Kosovën e shqiptarët, shkruam hyrjen e kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme

Lajme
Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Lajme
Publikimi i bisedës së shkurtër mes Kusarit dhe Radoiçiqit, reagimi i ish-inspektorit të AKI-së dhe deputetëve opozitarë

Publikimi i bisedës së shkurtër mes Kusarit dhe Radoiçiqit, reagimi i ish-inspektorit të AKI-së dhe deputetëve opozitarë

Lajme
Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Siguri
Një rrugë në Tiranë merr emrin e Remzi Hoxhës, Veliaj: Ata që e vranë presin të përballen me drejtësinë majë penxheres

Një rrugë në Tiranë merr emrin e Remzi Hoxhës, Veliaj: Ata që e vranë presin të përballen me drejtësinë majë penxheres

Lajme
Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral

Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral

Lajme
Kalo në kategori