Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha sot ka takuar përfaqësues të avio-kompanisë Wizz Air.

Në njoftim bëhet e ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e hapjes së linjave të reja ajrore dhe rritjen e ndërlidhjes me qytetet evropiane.


“Qëllimi ynë është i qartë, ashtu që të ketë më shumë destinacione, më shumë frekuencë dhe më shumë mundësi për qytetarët tanë që të lëvizin lirshëm dhe me kosto të përballueshme”, theksoi ministri Basha.

Tutje u tha se zhvillimi i transportit ajror mbetet prioritet, duke ndikuar drejtpërdrejt në mobilitet, ekonomi dhe turizëm. /Telegrafi/