LAJMI I FUNDIT:

Osmani cakton 23 prillin për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Osmani cakton 23 prillin për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Presidentja Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike, ka caktuar 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Reklama

Osmani ka bërë të ditur se ka pasur konsensus të plotë mes partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit dhe se është marrë parasysh edhe vlerësimi i institucioneve kompetente rreth situatës së sigurisë në veri të vendit. 

Sipas saj, shtyrja e zgjedhjeve ishte e nevojshme pasi rrezikohej legjitimeti i tyre pasi asnjë prej organizatave vendore e ndërkombëtare nuk është paraqitur për t’i vëzhguar ato.

“Bazuar në këto vlerësime, përfshirë raportin që kam marrë nga institucionet sigurisë, propozimi im sot në këtë takim ishte që të shtyjmë zgjedhjet për kryetarë komunash në këto katër komuna si dhe për Kuvende Komunal në dy komuna. Diskutuam rreth datës më të përshtatshme, kohës që është e nevojshme dhe në fund me konsensus të plotë, pas këtij propozimi tim, erdhëm në konkluzion që të shtyhen për muajin prill të vitit 2023, kurse data e saktë e muajit prill, sonte, ose më së largu nesër në mëngjes, do të kumtohet publikut, qytetarëve dhe institucioneve sepse duhet t’i shohim të gjitha festat në mënyrë që të sigurohemi që nuk korrespondon me ndonjë datë që në një mënyrë apo tjetër do të mund krijonte pengesa”, deklaroi Osmani.

Në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – ishin planifikuar të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor. Për shkak të incidenteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve lokale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri”, Lajçak përmend sërish tri kërkesat për Kurtin

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri”, Lajçak përmend sërish tri kërkesat për Kurtin

Lajme
Tri kërkesat e Escobarit dhe Lajçakut për tejkalimin e situatës në veri dhe deklaratat e Kurtit – vazhdojnë takimet

Tri kërkesat e Escobarit dhe Lajçakut për tejkalimin e situatës në veri dhe deklaratat e Kurtit – vazhdojnë takimet

Lajme
​Qindra protestues edhe sot para objekteve komunale në veri

​Qindra protestues edhe sot para objekteve komunale në veri

Lajme
I premtoi martesë dhe kreu marrëdhënie seksuale me të, vajza raporton në Polici rastin

I premtoi martesë dhe kreu marrëdhënie seksuale me të, vajza raporton në Polici rastin

Kronika e Zezë
Vdes një person në Gjakovë, dyshohet se u godit nga rrufeja

Vdes një person në Gjakovë, dyshohet se u godit nga rrufeja

Kronika e Zezë
Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Lajme
Kalo në kategori