LAJMI I FUNDIT:

Zgjatet udhëtimi me aeroplan nga Tokio në Londër, kjo pasi asnjë aviokompani më nuk e shfrytëzon hapësirën ajrore ruse

Zgjatet udhëtimi me aeroplan nga Tokio në Londër, kjo pasi asnjë aviokompani më nuk e shfrytëzon hapësirën ajrore ruse

Udhëtimi me aeroplan nga Japonia për në Londër është bërë më i gjatë sesa që ishte më parë, kjo pasi që pothuajse tërë fluturaket nga e mbarë bota po e shmangin hapësirën ajrore ruse.

Tani ky fluturim kryhet përmes Polit të Veriut në vend se të kalonte përmes hapësirës ajrore ruse, por ky vend u ndëshkua pothuajse nga çdo organizatë për shkak të pushtimit të Ukrainës, transmeton Telegrafi.


Zakonisht kur aeroplanët kalonin nëpër hapësirën ajrore ruse, nevojiteshin për udhëtimin Tokio-Londër 12 orë e 12 minuta. E me korridorin e ri përmes Alaskës, Kanadasë, Grenlandës dhe Islandës, nevojiten 14 orë e 38 minuta.

Kështu të paktën pretendohet nga ueb-faqja FlightRadar24, që zakonisht bën përcjelljen e trafikut ajror nëpër botë dhe të gjitha këto informacione i jep në kohë reale. /Telegrafi/