LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëspresidenti Pence do t’i nënshtrohet testit, pasi një anëtar i stafit të tij doli pozitiv për coronavirusin

Zëvendëspresidenti Pence do t’i nënshtrohet testit, pasi një anëtar i stafit të tij doli pozitiv për coronavirusin

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha të shtunën se ai dhe gruaja e tij Karen do të testohen për coronavirusin pasi një anëtar i stafit në zyrën e tij doli pozitiv në testet për virusin këtë javë.

“Duke pasur parasysh pozicionin unik që kam si zv/president dhe si drejtues i grupit të punës coronavirus të Shtëpisë së Bardhë, si unë dhe gruaja ime do të testohemi për coronavirus”, tha Pence gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.


Ndryshe, siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, zyra e tij njoftoi të premten se një prej anëtarëve të zyrës së tij doli pozitiv për coronavirusin – rasti më i afërt i konfirmuar për Pence që njihet publikisht.

Pence u tha gazetarëve të shtunën se personi në fjalë i cili doli pozitiv në test për coronavirusin “po bën mirë”, kishte simptoma “të buta”, dhe nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë që nga e hëna.

Ai përsëriti që presidenti Donald Trump dhe as ai vetë nuk kishin kontakte të drejtpërdrejta me anëtarin e stafit, dhe tha se autoritetet shëndetësore kanë gjurmuar kontaktet e tij.

Ndërkohë Trump tashmë ka dalë negativ në testin për coronavirus, tha Shtëpia e Bardhë javën e kaluar.

Pence dhe Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, theksoi për amerikanët se ata nuk duhet të testohen nëse nuk shfaqin simptoma për të ruajtur resurset. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Kalo në kategori