LAJMI I FUNDIT:

Zemaj në Bullgari merr mbështetjet për nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe EUROPOL-it

Zemaj në Bullgari merr mbështetjet për nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe EUROPOL-it

Me ftesë të kryetarit të Komisionit për Siguri te Brendshme dhe Rend Publik të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, Tsvetan Tsvetanov, zv/kryetari i parë i Komisionit për Integrime Evropiane, Armend Zemaj, ishte pjesëmarrës në Konferencën dy ditore të Grupit të Përbashkët të Shqyrtimit Parlamentar mbi Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit –EUROPOL.

“Gjatë kësaj konference, Zemaj u takua me kryetarin e Komisionit për Siguri të Brendshme dhe Rend Publik të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, Tsvetan Tsvetanov, si dhe me Claude Moraes, kryetar i Komisionit për të Drejta Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE)- të Parlamentit Evropian.

Me këtë rast, Zemaj i ka njoftuar ata për angazhimin Institucional të Republikës së Kosovës sa i përket sundimit të ligjit, si dhe nivelin e bashkëpunimit të Institucioneve të Republikës së Kosovës me EUROPOLIN”, thuhet në njoftimin për media.

Deputeti Zemaj ka takuar edhe deputetë të Parlamenteve Nacionale të shteteve të Bashkimit Evropian, deputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht, nga EPP-ja, si dhe udhëheqësit e EUROPOL-it.

Gjatë këtyre takimeve është biseduar lidhur me mundësinë e forcimit të bashkëpunimit institucional të Institucioneve të Republikës së Kosovës me EUROPOL-in dhe rëndësinë e bashkëpunimit për luftimin e krimit të organizuar, i cili nuk njeh kufij nacional.

Zemaj ka theksuar faktin se rëndësia e këtij bashkëpunimi qëndron në partneritet të plotë dhe besim reciprok institucional, ku mund të kemi rezultate konkrete në luftimin e dukurive negative-siguri më të madhe për qytetarët e vendeve tona.

Deputeti Zemaj gjatë kësaj konference  ka takuar edhe Oldrich Martinu, zëvendës drejtor Ekzekutiv i Europol-it.

“Martinu e njoftova me përkushtimin tonë institucional në luftimin e dukurive negative në vend si dhe nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar e terrorizmit. Synimi jonë për anëtarësim në mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare kërkon mbështetjen dhe me këtë rast zt.Martinu tregoj përkushtimin konkret që Kosova të jetë prioritet në këtë vit për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me EUROPOL-in”, ka thënë Zemaj.

Ai ka theksuar se Martinu shprehu falënderimin për Policinë e Kosovës dhe institucioneve tjera të sigurisë në ofrimin e bashkëpunimit konkret në disa raste të ndjekjes dhe luftimit të grupeve kriminale në rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori